Haziri: Qeveria Kurti e la 30 orë pa rrymë Gjilanin, kështu i “mirëpresin” mërgimtarët

nga Xh M

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti dhe udhëheqjen komunale për situatën e krijuar në këtë qytet, ku disa lagje janë përballur me mungesë energjie elektrike për më shumë se 30 orë.

Në një postim në Facebook, Haziri tha se kjo është “mirëseardhja” që u ofrohet bashkatdhetarëve gjatë festave të fundvitit, ndërsa qyteti vuan nga mungesa e ndriçimit dhe ngrohjes, përkundër sheshit të dekoruar me drita.

Ai theksoi se, përveç mungesës së investimeve dhe përjashtimit nga kujdesi i qeverisë dhe i Komunës, tani qytetarëve u mohohet edhe e drejta elementare për të pasur energji elektrike.

“Sonte manifestohet “PAkënaqësia n’fundvit”, qeveria i la gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë, mes territ e ftohtit! Prej një komune e cila ishte shembull edhe për komunat tjera për nga investimet, në një komunë të territ e mjerimit. Disa lagje nuk kanë egjergji elektrike qe më shumë se 30 orë. Për gjilanasit e Anamoravën, pos mungesës në investime dhe përjashtimit nga kujdesi i qeverisë e i Komunës, tash moskujdesi dhe përjashtimi shpërfaqet edhe në të drejtën e elementare për të pasur së paku rrymë”, ka shkruar ai.

“Kjo është ‘mirëseardhja’ për mërgimtarët, në një shesh të dekoruar me drita e shtëpiza, por pa ndriçim e ngrohje. Ky nuk është fundvit i keq, por mandat i keq dhe dëshpërim!”

Haziri ka shtuar ai se ky është një tjetër tregues i dështimeve të Qeverisë Kurti dhe udhëheqjes aktuale të Komunës së Gjilanit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More