​Prokuroria nisi kundërpërgjigjet: Mbrojtja i paraqiti ish-krerët e UÇK-së si të papushtetshëm

nga D. V.

Prokuroria Speciale nisi kundërpërgjigjet në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara.

Prokurori i Specializuar, Alan Tieger ka pretenduar se ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së “i kanë paraqitur klientët e tyre si figura të papushtetshme”.

Ndërkaq, prokurori James Pace foli për dëshmitë e nderkombëtarëve, ku tha se të njejtit nuk i kanë parë ose i kanë anashkaluar dokumentet e lëshuara nga UÇK-ja.

Ai pretendoi se ish-presidenti Hashim Thaçi kishte kontroll mbi shtypin. Kundërpërgjigjet e ZPS-se do të vijojnë pas 10 minutave pauzë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More