Promovimi i videos “Ta ndërpresim ciklin e dhunës ndaj moshatarëve!”

nga D V

Shkup, 19 nëntor – Avokati i popullit dhe projekti “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit” i financuar nga Bashkimi Evropian, do ta promovojnë videon “Ta ndërpresim ciklin e dhunës ndaj moshatarëve!”, i cili do të shënojë fillimin e fushatës për ngritjen e vetëdijes për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna e bashkëmoshatarëve.

Siç informojnë organizatorët, fjalime në ngjarje do të kenë Vaska Bajramovska-Mustafa, këshilltare shtetërore në zyrën e Avokatit të Popullit dhe Barbara Ligël, udhëheqëse e komponentit 4 të projektit “Mbështetje e BE-së për sundimin e ligjit”.

Projekti “Mbështetje e BE-së për sundimin e ligjit” ka për qëllim përforcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Projekti është disenjuar për t’i mbështetur institucionet relevante të cilat punojnë në fushën e drejtësisë, krimit të organizuar, luftës kundër korrupsionit dhe promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave bazë të njeriut për përmirësimin e kapaciteteve, efektivitetit dhe ndikimit të tyre.

Projekti financohet plotësisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa  implementohet nga Ludvig Bolcman Geselshaft – Instituti për të drejtat themelore dhe të njeriut (LBI-GMR), Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Sllovenisë (MPB), Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike e Republikës së Kroacisë (MPJA) dhe Qendra për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC). Kohëzgjatja e projektit është 42 muaj, me një buxhet prej 10,25 milionë euro. Më shumë detaje për projektin: rolaw.mk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More