Protesta e opozitës, Meta: Akt i rëndë kërcënimi me armë i deputetëve

nga D V

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për përplasjen ndërmjet deputetëve të opozitës dhe forcave të policisë ditën e sotme para ambienteve të Kuvendit.

Kreu i PL-së, në një reagim në rrjetet sociale, tha se dënon me “ashpërsinë më të madhe kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen me jetë të deputetëve të opozitës, në ambientet e Kuvendit, nga Narkopolicia”.

Meta e përmbyll reagimin e tij, duke theksuar se “përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve të opozitës, e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje”.

Gjatë ditës së sotme opozita u përplas me Gardën e Republikës dhe Policinë në oborrin e Kuvendit. PD akuzon akuzon policinë se ka nxjerr armën, teksa Policia e Shtetit përgënjeshtroi këtë pretendim, duke publikuar edhe një video.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More