Protestat e punonjëseve të fasonerisë në Vlorë, hyjnë në Inspektoriatin e Punës, ndërhyn policia

nga D V

Ditën e sotme protesta e grave punonjëse të një fasonerie në Vlorë është zhvendosur te Inspektoriati i Punës.

Gratë protestuese kërkojnë të drejtat e tyre të mohuara, pagesën e siguracioneve dhe trajtimin me kushte njerëzore në ambientet e punës.

Ato gjatë një interviste për mediat kanë deklaruar se kanë rreth 8 ose 9 muaj pa siguracione dhe kanë shtuar se në ambientet e punës ofendohen dhe kërcënohen që të mos ngrenë zërin për kërkesat e tyre.

“Unë rrugën e tij e di për në Nartë, por kam ardhur këtu sepse kam shtëpi dhe familje afër. Kam që në shkurt pa sigurime shoqërore. Raportet nuk na i kanë paguar. Kemi muajin e gushtit asnjë ditë leje. Na thonë do e bëjmë ne deri në 2025. Po ja vdiqëm ne”, tha njëra prej grave protestuese.

Nga ana tjetër, drejtuesja e Inspektoriatit të Punës në Vlorë është zënë në befasi nga pyetjet e gazetarëve, lidhur me pagesat e kontributeve. Ajo nuk ka dhënë një zgjidhje për shqetësimet e punonjëseve, por është përpjekur të anashkalojë situatën duke e kaluar ‘topin’ në institucione dhe persona të tjerë fizik.

“Është hapur një çështje inspektimi dje, ka nisur inspektimi. Zonjat kanë ardhur sot dhe nuk po e kuptojmë akoma pse kanë ardhur. Kemi bërë inspektimin, kemi bërë njoftimin në Drejtorinë Tatimore, çështja është në pritje. Nuk mund të flas unë përpara inspektorëve që kanë trajtuar çështjen”, tha drejtuesja e Inspektoriatit të Punës në Vlorë, Tereza Lacaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More