Rama prezanton skuadrën fituese të Durrësit për Shqipërinë 2030 në BE

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.

Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së qarkut Durrës, duke renditur mandatet respektive për secilin prej tyre.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Durrësit mori tetë deputetë, nga të cilët pesë nga lista e mbyllur dhe tre nga lista e hapur.

Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste rikthen në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.

Qarku Durrës

Lista e mbyllur

Klodiana Spahiu

Milva Ekonomi

Loer Kume

Skënder Pashaj

Aurora Mara

Lista e hapur

Arkend Balla

Etleva Budini

Ani Dyrmishi

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More