Protestuan infermieret dhe personeli teknik në Spitalin e Tetovës

nga D. V.

Shkup, 30 maj – Dhjetëra infermiere dhe personel teknik që për më shumë se një dekadë kanë status të pazgjidhur pune, dolën sot për të shprehur revoltën e tyre përpara spitalit klinik të Tetovës.

Infermieret thanë se nuk kanë marrë rroga për tre muajt e fundit. Pas protestës, shkuan në takim me drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës. Kërkuan zgjidhje të statusit të tyre të punës, ndërsa morën vetëm premtim.

Sipas drejtorit Agim Berisha, marrja e vendimeve nuk varet nga spitali i Tetovës por nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave.

“Gjashtë vite jemi me kontratë në vepër. Për tre muaj hyjmë tash që edhe s’kemi rroga. Na është premtuar po asgjë prej premtimit”, tha një infermiere.

“Ç`do ditë do protestojmë, çdo ditë. Duam vendime pune, kontribute të paguara se gati gjashtë vite na rrejnë. Për tre muaj pa rroga jemi”, u shpreh një infermiere.

“E drejta e tyre për protestë është e drejtë demokratike, por si grup është dashur të më njoftojnë. Unë pres brenda muajit të ardhshëm të zgjidhet kjo çështje”, tha Agim Berisha, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës./Alsat/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More