PS–PD japin sinjalet e para për bashkëpunim

nga Xh M

Maxhoranca dhe opozita dhanë sinjalet e para për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore, me formimin e Parlamentit të ri në shtator. Krahas akuzave për manipulimin e procesit, demokrati Oerd Bylykbashi shprehu rëndësinë për një reformë konsensuale dhe gjithëpërshirëse në parlamentin e ri.

Pavarësisht se mazhoranca ka një lexim tjetër të rezultatit zgjedhor, socialistët treguan mirëkuptim përmes gatishmërisë së Damian Gjiknurit për të ulur në dialog.

Pjesë të debatit për zgjedhjet parlamentare u bënë edhe dy përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së në reformën zgjedhore Bylykbashi-Gjiknuri, që nga foltorja e Parlamentit treguan gatishmërinë e palëve për t’iu rikthyer tryezës së dialogut.

Deputeti demokrat duke cituar nene nga raporti paraprak i OSBE ODIHR ngriti shqetësimin për pabarazi në garë, por socialistët kishin një lexim tjetër.

Por akuzat duket se i lanë vend edhe argumentit politik, se në shtator duhet një reformë gjithpërfshirëse duke dhënë kështu sinjalet e para për një komision të posaçëm.

Miratimi i një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse është edhe kërkesë e ODIHR ku në raportin paraprak nënvizon se palët duhet të angazhohen për një Kod Zgjedhor gjithëpërfshirës, duke përfshirë rekomandimet e raporteve të fundit zgjedhore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More