Pse vrasin fëmijët? Psikologia: Vetëdiagnostikohen me sëmundje mendore, as bukë s’hanë me familjen

nga Xh M

Psikologia Xhensila Xhelili e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borkaj në Vizion Plus, duke komentuar situatën e rëndë të ndodhur ditën e hënë në Tiranë ku një 14-vjeçar u vra nga bashkëmoshatari, tha se e gjitha kjo vjen nga mungesa e komunikimit në familje.

Sipas Xhelilit sot shumë familje as drekën nuk e hanë më bashkë, dhe diferenca mes breza është shumë e madhe.

Pjesë nga biseda:

Xhelili: Ky brez procesin e të nxënit do ta ketë ndryshe. Padiskutim që brezat do të kenë konflikte. Por kjo nuk arrihet as sot për nesër, as nëpërmjet proceseve si shkollat afterscool, si nga shkollat. Nuk bëhet nga specialistët, bëhet brenda ën familje. Sa familje hanë drekën sëbashku. Nëse fëmija vjen në orën 18:00 mbasdite në shtëpi, dhe ka qenë tërë kohës me telefon, çfarë ka ndodhur me të. Ne jemi të rritur dhe kur kalojmë orë të gjata vijmë të lodhur. Ndërsa ky fëmijë do vijë dhe do lidhet më miqtë virtualë. Ajo që luhet është një fasdë shumë e bukur, por boshe.

Borkaj: Çfarë i shqetëson adoleshentët?

Xhelili: Padiskutim që e ndiejnë por ajo transferohet në forma nga më të ndryshmet, duke nxjerrë këto modelet e dhunshme, duke u mbyllur më shumë në vetevete, nuk tregojnë emocione. Padiskutim që brenda ka shumë dhimbje, çdo fëmijë kërkon vëmnendjen e prindit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More