Puding me fara “chia” me mjaltë dhe fruta

nga D. V.

Pudingu me fara “chia” është një mëngjes ose mesvakt i shëndetshëm, i lehtë dhe ushqyes, i pasur me fibra dhe acide yndyrore omega-3. Është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur, kurse gjëja më e mirë është se mund të kombinohet me shumëllojshmëri frutash sipas zgjedhjes suaj.

Përbërësit:

2.5 gota qumësht

1 gotë fara chia

2 lugë mjaltë

Fruta sipas dëshirës (të freskëta, të ngrira ose të shtypura)

Përgatitja:

Në një enë me kapak, përzieni qumështin, farat chia dhe mjaltin. Përziejini mirë që të kombinohen përbërësit. Mbulojeni enën dhe vendoseni në frigorifer gjatë natës. Përziejini herë pas here që farat të mos grumbullohen. Ruajeni pudingun në frigorifer.

Para se ta servirni, shtoni fruta të freskëta ose të ngrira, ose pure frutash nëse dëshironi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More