Punëtorët e sigurimit të QKUK-së në grevë, kërkojnë rikthim në punë

nga D. V.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se nga sot nis greva e paralajmëruar, si shenjë pakënaqësie për shkak të moszgjidhjes së çështjes së kontratave të punës të punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të kësaj sindikate, edhe pas shumë takimeve me drejtorin e QKUK-së, Osman Hajdari, përfshirë edhe takimin e fundit të mbajtur dje, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe nuk është dhënë asnjë afat konkret për nënshkrimin e kontratës që do të mundësonte rikthimin në punë të qindra punëtorëve të mbetur pa kontratë.

“Në këtë takim shpresuam se do të merrnim një vendim ose zgjidhje për punëtorët e sigurimit fizik, të cilët kanë mbetur pa punë. Megjithatë, as këtë herë nuk morëm asnjë garanci apo afat për nënshkrimin e kontratës për vazhdimin e punës. Andaj, më 11 korrik nga ora 10:00 do të nisim grevën”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More