Punëtoret greviste të Kuvendit lihen jashtë, presin vendimin për punën e tyre

nga D V

Punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë qenë në grevë për rreth tre muaj, sot nuk u lejuan sërish të hyjnë në ndërtesë, ndërsa janë në pritje të një liste zyrtare që do të përcaktojë se cilat prej tyre do të vazhdojnë punën, teksa në vendin e tyre janë sjellë punëtore të reja nga e njëjta kompani kontraktuese.

Megjithatë, sipas RTV Dukagjini edhe këtë herë, atyre nuk iu lejua hyrja në ambientet e institucionit.

Sipas punëtoreve, ato po presin publikimin e listës zyrtare, për të mësuar se cilat prej tyre do të mbeten në punë dhe cilat jo.

Ndërkohë, në oborrin e Kuvendit, tabelat me mbishkrimin “Jemi në grevë” janë hequr, duke dhënë sinjale se situata po shkon drejt një zgjidhjeje.

Nga brenda Kuvendit, është vërejtur prania e punëtoreve të reja teknike, të cilat janë punësuar nga e njëjta firmë kontraktuese e pastrimit, e kjo ka ndodhur pa asnjë paralajmërim të premten e javës së kaluar.

Kërkesa kryesore e grevistëve është rritja e pagës nga 250 euro në 550 euro, një kërkesë që, deri më tani, ka mbetur e paplotësuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More