Punonjësja e shkollës shqelmoi nxënësen / Prindi e ka paraqitur rastin në polici

nga Xh M

Shkup, 11 prill – Gjatë protestës së djeshme të prindërve dhe nxënësve në shkollën fillore “Panajot Ginovski” për siç thonë papastërtinë dhe paraqitjen e minjve ndodhi një incident. Një punonjëse e shkollës shqelmoi një nxënëse në përpjekje për ta mbyllur derën. Prindi i nxënëses rastin e ka paraqitur rasti në polici. Nga atje thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës. Kryetari i Komunës së Butelit Darko Kostovski tha se do të ketë masë disiplinore për punëtoren higjienike për siç tha sjelljen e pahijshme ndaj një fëmije.

Me aq sa kam parë gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident para derës. Dhe patjetër duhet ta ndaj në 2 punë, momenti i parë është që në të vërtetë nga ana e punëtores higjienike kishte sjellje të pahijshme, tentoi t’i bie një fëmije të caktuar. Por atë që e ka paraqitur punëtoret higjienike, personat e pranishëm në vendngjarje, se gjithashtu kanë qenë të pështyrë nga ana e nxënësve dhe për atë do të niset procedurë të përshtatshme nga ana e shkollës. Edhe nxënësit të sanksionohen edhe masë disciplinore për punëtoren higjienike, u shpreh Darko Kostovski, kryetar i komunës së Butelit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More