Fillon mbledhja e koalicionit VLEN, Taravari dhe Ibrahimi deklarohen për media

nga Xh M

Shkup, 11 prill – Koalicioni VLEN po mban sonte mbledhjen e përbashkët, që siç u informuan mediat do të diskutohen ngjarjet e fundit politike brenda koalicionit, informon Telegrafi Maqedoni.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke hyrë në mbledhje tha se është takim i rregullt, duke mos ndarë detaje të tjera nga pritshmëritë e mbledhjes.

“Takim i rregullt që mbahet çdo javë. Besoj të vazhdojmë bashkë…”, tha Taravari.

Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se do të vendoset për disa çështje koalicionuese deri në përfundim të mbledhjes.

“Takim i rregullt, as i pari e as i fundit. Jo nuk çështja e ndarjes së Arbenit nga koalicioni. Do të shohim deri në fund…”, tha Ibrahimi.

Kujtojmë se mbledhje të ngjajshme VLEN ka pasur dhe disa ditë me herët ku është diskutuar pozicionimi i Taravarit brenda koalicionit.

Ministri Taravari ka shprehur ditëve të fundit disa pakënaqësi në funksionimin e VLEN-it, teksa tha se sipas anketave, shumica e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e koalicionit shqiptar në qeveri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More