Pushim dimëror për nxënësit, gjysmëvjetori i dytë nga 20 janari

nga D V

Shkup, 31 dhjetor – Për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme fillon pushimi dimëror i vitit shkollor 2024-2025. Mësimi i gjysmëvjetorit të dytë do të vazhdojë më 20 janar.

Viti shkollor 2024-2025 do të përfundojë tradicionalisht më 10 qershor. Nuk do të vazhdohet si vitin e kaluar shkollor, kur për nxënësit e shkollave fillore përfundoi më 17 qershor, sepse nuk do të ketë pushim pranveror i cili u vendos vitin e kaluar nga data (29 prill-6 maj 2024).

Për këtë vendim Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë këtij viti shkollor anketoi mësimdhënës, prindër dhe nxënës nga klasat e larta dhe siç informoi, shumica u shprehën se nuk duan pushim pranveror.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More