Pushimet verore sa më afër aq më shtrenjtë, çmime të pranueshme në Turqi!

nga I.A

Shkup, 18 korrik – Koha e pushimeve verore ka ardhur, një pjesë e qytetarëve kanë bërë kursime për të shijuar një pushim të shkurt për të parë e për tu freskuar me ujin e detit. Një pjesë tjetër pushimin veror e kalojnë në shtëpi e pjesa e mbetur punojnë edhe gjatë kohës së pushimit për të arritur objektiva të caktuara. Por, në realitet të bësh një pushim të thjeshtë nuk është fare e lehtë përshkak se çmimet kanë shkuar në piedestal. Vendet turistike që kanë dete e janë më të afërta me Maqedoninë e Veriut janë Shqipëria, Bullgaria, dhe Greqia por në asnjërin prej këtyre vendeve nuk mund të shkohet me çmim të volitshëm e të pranueshëm për qytetarët. Deri në këto momente interesimi më i lartë është për të vizituar Turqinë përshkak të ofertave më të përballueshme, shkruan Zhurnal.

Agjencitë turistike nga Maqedonia e Veriut me destinacion kryesorTurqinë –

Turqia vendi favorit për shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut për shkak të ofertave të shumta që agjenci të ndryshme si shqiptare ngjashëm edhe maqedonase që përpos që janë çmimet e pranueshme edhe vendet janë mjaft tërheqëse.

Tani kur të gjithë kanë filluar të rezervojnë pushimet e tyre në destinacionet më të bukura të pushimeve në Turqi me ofertat më të mira të agjencive të shumta në vend. Ne kemi zgjedhur disa nga destinacionet më të bukura të pushimeve. Çdo vend në Turqi mund ta vizitoni me ofertat më të mira nga agjenci të ndryshme.

Alanya është një qytet i vendosur në lindje të Antalias dhe në bregdetin e Mesdheut. Alanya, e cila ia vlen të shihet me bukurinë dhe natyrën e saj historike, është ndër qendrat më të preferuara të pushimeve në bregdetin e Mesdheut. Alanya shquhet si një nga resortet e preferuara të pushimeve me një gjatësi prej 70 km në bregdetin e Mesdheut të njohur si riviera turke.

Bodrum, i njohur si Halicarnassus në kohët e lashta, u bë një nga vendbanimet më të rëndësishme në histori. Gjiri i Bodrum Aspat, i cili do të magjeps vizitorët e tij me bukuritë e tij natyrore, ofron mundësinë për të eksploruar shumë bukuri të tjera si Gjiri Bardakçı, Ishulli i Lepurit, Lugina e Gjumit, Ujëvara Değirmen.

Side është një zonë shumë tërheqëse dhe e njohur në Rivierën Turke. Side ndodhet në një gadishull të ngushtë në Mesdhe dhe ka një histori mijëravjeçare. Dielli, deti, natyra dhe historia e pasur e kombinuar, e bëjnë Side një zonë shumë të njohur plazhi dhe aksesi i mirë nga Aeroporti i Antalias bëjnë një kërkesë të madhe për strehim në këtë zone.

Beleku elegant është i famshëm për golfin, plazhet dhe peizazhet e bukura. Këtu do të merrni edhe një paraqitje të shkurtër të historisë së pasur të Turqisë. Pra, pavarësisht nëse planifikoni nxirjen tuaj, ose të eksploroni qytetet e lashta greke, resorti popullor i Antalias nuk do të zhgënjejë.

Brigjet e mrekullueshme të detit dhe rajonet e dendura malore kombinohen për të krijuar Kemerin perfekt si kartolinë. Shijoni pamjet e marinës plot zhurmë, të komplotuar pak poshtë gjelbërimit të harlisur të parkut kombëtar të mrekullueshëm përreth, pikërisht në Rivierën e mbushur plot turke. Karnavalet plot gjallëri, tregjet e volitshme dhe klubet e natës nuk duhet të mungojnë, këtë mund ta gjeni në Kemer.

Destinacionet të tjera që ia vlen të vizitohen pos Turqisë si dhe vendeve të rajonit-

Në krye të destinacionëve tjera është Dubai. Dikur ishte një nga destinacionet më të shtrenjta, por prej dy vitesh, çmimet kanë pësuar ulje të lehtë, prej vendosjes së linjës direkte të fluturimit nga Tirana. Paketat për këtë destinacion janë diku. 900 euro, 5 ditë dhe 1100 euro, 8 ditë.

Agjencitë turistike maqedonase ofrojnë destinacione evropiane, por jo shumë për pushimet verore sa për festën e vitit të ri pasi ka organizime enkas për të festuar vitin e ri në Budapest,  Pragë, Greqi,  Milano, Verona Vienë, Barcelonë e kështu me radhë. Edhe përkundër këtyre organizimeve për festat e fundvitit, këto agjenci kanë edhe organizime javore ku çdo javë ka shëtitje në Beograd, në Selanik, në Sofje. Si dhe gjatë verës oferta për në Antali dhe destinacione si Dubai, Zimbabwe, e të tjera kësi lloj ofertash mungojnë në agjencitë shqiptare.

Agjencitë shqiptare janë hamendur me ofertat për në Stamboll qoftë për tre ditë apo për oferta verore për pushime. Gjatë verës do të thotë ka oferta vetëm për në Shqipëri dhe në Turqi për pushime, por qytetarët kanë nevojë për të shëtitur në destinacione tjera dhe agjencitë shqiptare nuk ofrojnë gjëra të tilla.

Kjo praktikë e agjencive turistike shqiptare nuk është në favor të qytetarëve shqiptarë sepse kufizon edhe nuk orienton në drejtim të duhur qytetarët për të vizituar vendet e duhura. Mbase më e duhura do të kishte qenë nëse kish pasur një dakordim në mes agjencive turistike që të përcaktohen vendet ku do të organizojnë udhëtimet, jo të gjithë në një destinacion të vetëm.

Megjithatë, qytetarët e turistët janë ato që mund të sjellin atë që kanë nevojë, prandaj duhet të mobilizohen të kërkojnë që këto agjenci të kufizuara të hapen më shumë dhe të ofrojnë oferta të reja sidomos gjatë periudhave të festave dhe gjatë verës. /Zhurnal.mk

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More