Kasami në takim me Dimitrieska-Koçoskan, diskutojnë për decentralizimin e komunave

nga D V

Shkup, 18 korrik – Komuna e Tetovës njofton se sot është mbajtur takimi i parë i punës i kryetarit të komunës Bilal Kasami dhe ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ku është diskutuar për decentralizimin e komunave si një nga prioritetet e përbashkëta programore të koalicionit qeveritar.

Siç njoftojnë nga Komuna e Tetovës, kjo praktikë e koordinimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Kryetari Kasami dhe ministrja Koçoska u dakorduan se komunat janë shërbimi i parë për nevojat e qytetarëve dhe janë motori për realizimin e investimeve kapitale të përcaktuara në buxhetin e shtetit”.

“Programi i posaçëm financiar prej 6 miliardë denarë deri në fund të vitit 2024 i përcaktuar me ribalancim është hap i rëndësishëm në drejtim të forcimit të kapaciteteve institucionale të njësive të vetëqeverisjes lokale për realizimin efikas të projekteve me rëndësi jetike për qytetarët”, thonë nga Komuna e Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More