Putin emëron ambasador të ri në Shkup

nga Xh M

Moskë, 26 dhjetor – Diplomati Dmitri Zikov është emëruar ambasadori i ri i Federatës Ruse në Maqedoni.

“Të emërohet Dmitri Konstantinoviç Zikov si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Para emërimit të tij në Shkup, Zikov shërbeu si zëvendësdrejtor i Departamentit të Dytë Evropian të Ministrisë së Jashtme Ruse.

Paraprakisht këtë muaj, Putin shkarkoi ambasadorin e mëparshëm, Sergei Bazdnikin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More