Mjegull në vendkalimet Strazhë, Gjavatë dhe Pletvar, në Krushevë dhe në rrugën Mavrovë-Hanet e Mavrovës

nga Xh M

Shkup, 26 dhjetor – Dukshmëria e zvogëluar për shkak të mjegullës është deri në 100 metra në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë, deri në 30 metra në qafat malore Pletvar dhe në Krushevë dhe 15-20 metra në rrugën Mavrovë – Hanet e Mavrovës, njoftoi sonte LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Në fuqi është obligimi ligjor për mbajtjen e detyrueshme të pajisjes dimëtore në automjete.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More