Qarkullimi në tregtinë me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit në nëntor rritet me 6.5%

nga D. V.

Shkup, 30 dhjetor – Në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në grupin e Tregtisë me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur për 6.5%, bën të ditur Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).

Në tregtinë me pakicë në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, parë sipas grupeve dhe klasave, shkalla e qarkullimit në grupet: Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur nominalisht për 13.7%, dhe në terma real për 6.5%, Tregtia me pakicë e produkteve jo-ushqimore, përveç karburantit, është rritur nominalisht për 5.6%, dhe në terma realë për 1.5%, Tregtia me pakicë, përveç karburantit, është rritur nominalisht për 9.5% dhe në terma real për 3.9% dhe Tregtia me pakicë e karburanteve për automjete është zvogëluar realisht për 5.7%, dhe në terma nominalë për 6.9%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More