Qemal Krosi merr detyrën e zv/drejtorit Gjeneral të DAP

nga Xh M

Shkup, 12 dhjetor – Qemal Krosi është zv/drejtori Gjeneral i Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Ai sot e mori edhe zyrtarisht këtë detyrë.

Statusi i Krosit:

E falënderoj koalicionin VLEN për besimin, veçanërisht kryetarin e deritanishëm të Alternativës, z. Zeqirija Ibrahim, si dhe kryetarin aktual, z. Bekim Sali, por edhe kolegët e degës e Sarajit për mbështetjen.

Me këtë rast u mirëprita nga drejtoresha dhe i shpreha gatishmërinë time për të dhënë kontribut profesional në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve digjitale për qytetarët.

Në fund theksova se do të vë në funksion të plotë kapacitetin tim profesional për një qasje të drejtë, të ndershme dhe të barabartë ndaj të gjithë detyruesve tatimorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More