Shkup, 17 qershor – Propozim përbërja e qeverisë së re është kompletuar dhe së bashku me programin nesër duhet t’i parashtrohet Kuvendit, përderisa votimi pritet të ndoshta fundjavën e ardhshme. Kandidatët për anëtarë të qeverisë nga koalicioni “Maqedonia Jote” mbrëmë u konfirmuan nga Komiteti ekzekutiv dhe qendror i VMRO-DPMNE-së. Nga “Maqedonia Jote” në qeveri do të ketë 15 anëtarë, prej të cilëve tre në vende zëvendëskryeministrash, kuadro nga koalicioni VLEN do të udhëheqin me pesë ministri dhe do të kenë një vend zëvendëskryeministri, ndërsa dy resorë ministrish do të kryesojë partia ZNAM – Për Maqedoninë tonë.
Dje zyrtarisht edhe VMRO-DPMNE ka paraqitur emrat e kandidatëve për ministra nga radhët e saj, shkruan Zhurnal. Më poshtë mund ta shihni listën:
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski
Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski
Ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçovska
Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Pirinski
Ministri për Shoqëri Informatike Stefan Andonovski
Ministri i Sportit Borko Ristovski
Ministrja e Energjisë dhe Minierave Sanja Bozhinovska
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski
Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov
Ministri i Punëve të Brendshëm Pançe Toshkovski
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska
Zv/kryeministër – Ljupço Dimovski
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve Ivan Stoillkoviq
Ministri i Integrimeve Shaban Saliu
Sipas njoftimeve, qeveria duhet të zgjidhet fundjavën e ardhshme, ose mundësisht të hënën e 24 qershorit.
Mandati Hristijan Mickoski paraprakisht tha se të martën, më 18 qershor, në Kuvend do ta paraqesë programin dhe përbërjen e propozuar të Qeverisë së re. Votimi në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së re pritet të mbahet deri në fund të kësaj jave.
“Nga trupat partiak mora mandat për negociata dhe për përbërje të qeverisë së re dhe ato përfunduan me sukses. Qeveria e re do të përbëhet nga partitë të cilat janë pjesë e koalicionit Maqedonia Jote, koalicionit VLEN dhe partisë politike ZNAM, qeveri e cila ka mbështetje të gjerë nga elektorati mbi 600.000 vota të fituara në zgjedhjet të cilat përfunduan më 8 maj, dhe jam i sigurt për mbështetje prej 2/3 për disa zgjidhje të caktuara ligjore, vendime reformuese ligjore të cilat në periudhën që pason do të sillen në Kuvend”, tha mandatari dhe lider i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski mbrëmë në konferencën për shtyp pas mbledhjeve të Komitetit qendror dhe ekzekutiv.
Mickoski tha se gjatë zgjedhjes së potencialit dhe zgjidhjeve kadrovike për përbërje të qeverisë së re është udhëhequr nga parimet për ndershmëri dhe përkushtim, siç theksoi – të jenë njerëz të cilët do të japin energji të madhe në procese dhe tërësisht do të japin mund për realizim të qëllimeve të projektuara ambicioze.
Zgjidhja kadrovike për sekretarin e përgjithshëm të qeverisë paralajmëroi se do të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe do të dihet shumë shpejtë dhe do të jetë në rend dite të mbledhjes së parë të qeverisë. Qytetarët në masë të madhe u përcaktuan për ndryshime politike në Maqedoninë e Veriut dhe si rezultat qeveria që do të votohet gjatë kësaj jave do të jetë ndër qeveritë me shumicën më stabile parlamentare që nga pavarësimi i Maqedonisë nga ish Jugosllavia, shkruan Zhurnal. Qeveri me shumicë kaq stabile kemi pasur vetëm në kohërat kur qeveria ka qenë e zgjeruar.
Ky është një ogur mirë për vendin, sepse po kalojmë një periudhë të krizave të njëpasnjëshme. Ende jemi në periudhë në të cilën sapo kemi menduar se kaluam krizën, zhytemi në krizë edhe më të thellë. Krizat janë të ndikuara kryesisht nga zhviillimet në arenën ndërkombëtare, por megjithatë një qeveri stabile, pa dyshim se mundet në mënyrë më të mirë dhe më efikase të përballet me sfidat.
Si sfidë e parë ëshhtë pengimi i manipulimeve që po bëjnë tregtarët me çmimet e produkteve. Tentime për t’i penguar janë bë edhe deri tani, por është e qartë se tregtarët nuk janë mbushur me mend. Është koha që ekzekutivi të meret më seriozisht me këtë punë duke përdorë strategjinë e “shkopit dhe karrotës”. Kjo do të thotë se duhet ndëshkuar edhe më ashpër manipuluesit dhe profiterët, kurse të mbështeten tregtarët e ndershëm që nuk meren me mashtrime.
Probllemet tjera që presin zgjidhje janë probleme standarde, me të cilat, më pak ose më shumë, përballet çdo shtet, veçanërisht në rajonin tonë. Papuësia ende e lartë, ikja e rinisë dhe e kuadrove të gjitha moshave, lufta kundër krimit dhe korrupsionit…, janë sfida që kërkojnë më tepër angazhim se sa fjalë. Tërheqja e investimeve të huaja në një nivel adekuat me statusin që kemi si vend anëtar në NATO dhe kandidat për anëtarësim në BE, duhet të jetë një sfidë tjetër për qeverinë e re. Paralajmërimet që vijnë nga mandatari për formimin e qeverisë së re, Hristijan Mickovski por edhe nga partnerët tjerë të koalicionit, duken tejet serioze dhe janë për t’u përshëndetur, por jo tani parakohe, por vetëm atëherë kur të fillon realizimi i tyre. /Zhurnal