VLEN: S’do lejojmë që vlerat e UÇK-së të përdoren për interesa të BDI-së! – Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare komisioni!

nga Redaksia

Shkup, 10 janar – Teatri i BDI-së non grata po merr fund! Për dy dekada, kjo klikë milionerësh ka shkelur mbi vlerat e UÇK-së, duke i përdorur ata vetëm për pikë politike. Shqiptarët nuk bien më pre e lojërave të tyre të turpshme!

Ilire Dauti, e cila vazhdon të mbajë postin e Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, bëri shfaqje të radhës me retorikat e saj gjoja për mbrojtjen e UÇK-së. Kjo është një farsë e pastër! Asnjë fjalë e saj nuk ka vlerë kur ajo është pjesë e një partie milionerësh që ka përdorur e shkelur mbi sakrificat e UÇK-së për të mbajtur pushtetin dhe për të mbrojtur interesat e saj personale.

Deputetët e koalicionit VLEN votuan kundër shkarkimit të saj, sepse ne nuk tradhtojmë vlerat dhe parimet tona! Ne jemi të qartë: Ligji për branitellat nuk kalon pa garantuar të drejtat dhe privilegjet e ushtarëve të UÇK-së!
Milionerët e BDI-së e përdorën pushtetin e tyre për të financuar mbrojtjen e Trajçullovskit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More