Qeveria humb betejën për tatimin e solidaritetit, kompanive do t’u kthehen 50 milionë euro

nga Xh M

Shkup, 13 prill – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, është prononcuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anulon Ligjin për Tatimin e Solidaritetit.

Ai thekson se ky ligj u soll në një kohë të papërshtatshme pas krizës së pandemisë dhe energjisë, dhe ishte barrë e padrejtë për kompanitë.

“Me punë të madhe dhe mbështetje nga juristët tanë, arritëm të fitojmë këtë betejë ligjore. Kjo është ndoshta hera e parë që një ligj i tillë rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.” – deklaroi Kryetari i Odës Ekonomike Veriperëndimore, Mendi Qyra.

Sipas tij, anulimi i ligjit i hap rrugë kthimit të 50 milionë eurove kompanive të dëmtuara.

“Jemi në koordinim me Qeverinë dhe Ministrinë e Financave që këto mjete të kthehen sa më parë. Do të insistojmë që të përfitojnë jo vetëm anëtarët tanë, por të gjitha kompanitë që janë prekur” – tha Kryetari i Odës Ekonomike Veriperëndimore, Mendi Qyra.

Sipas tij Procesi pritet të përfundojë brenda këtij viti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More