Tetovë, 13 prill – Këtu ka përfunduar pjesa e parë e bulevardit “V. S Bato” në Tetovë, ku buxhetit të Tetovës dhe shtetit do i kushtojë 1.1 milion euro. Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, ka theksuar se ky projket do vazhdojë edhe më tutje duke dalur në qarkoren e Treboshit, e cila po ndërtohet dhe në rrugën Tetovë- Jazhincë.
Sipas Kasamit, për momentin është duke u punuar në rregullimin e infrastrukturës së rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe atij të ndriçimit.
“Aty vazhdojnë punimet, për momentin është duke u ndërtuar kanalizimi atmosferik, si të përfundoj kanalizimi atmosferik do vazhdojë edhe projketi për dy krahët e bulevardit, njëri që do të dalë tek ‘Stujerdesa në Poroj’, dhe tjetri do lidhet me qarkoren e rrugës nga Treboshi për në daljen e fshatit Xhepçisht” – u shpreh Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Ndërsa, po vazhdon të zvaritet puna në rrugën “Murat Bafqari”. I pari i Tetovës, Bilall Kasami, tha se nesër në këtë rrugë do fillojë asfaltimi.
“Ka pasur disa vonesa për shkak të kushteve atmosferike. Informatën unë që e kam, nesër duhet të bëhet asfaltimi” – deklaroi Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Në Tetovë, presin edhe shumë rrugë dytësore për të intervenuar, ndërsa Kasami ka premtuar se me rritjen e temperaturave komuna do të filloj punimet për të sanuar rrugët e dëmtuara në qytet.