Qeveria i kërkon autorizim presidentes Osmani për marrëveshjen me Suedinë për çështjet penale

nga D V

Qeveria e Kosovës ka miratuar tri propozim-vendime që kërkohet autorizimi nga Presidentja së Kosovës për Ministrinë e Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes që kanë të bëjnë me çështjet penale ndërmjet Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë, raporton Ekonomia Online.

Këto propozim-vendime janë, Propozim-vendimit për ti kërkuar Presidentes së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë.

Propozim-vendimi i dytë për t’i kërkuar presidentes Osmani dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ekstradim me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë si dhe Propozim-vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Transferimin e Personave të Dënuar me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë (MD).

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka thënë se këto marrëveshje janë bërë me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në çështjet penale mes Kosovës dhe Qeverisë e Mbretërisë së Suedisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More