Qeveria me 5 Zëvendës kryeministra/ Nelovski shef kabineti i Mickoskit, Janushev sekretar i përgjithshëm, Stoilkovski zëdhënës

nga Xh M

Shkup, 22 qershor – Përderisa debati parlamentar vazhdon, mbetet e paqartë se kush do të jetë shefi i kabinetit të kryeministrit të ri dhe kush do të ulet në karrigen e rezervuar për Sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë.

TV21 nga burime partiake mëson se Vladimir Nelloski është emri më serioz në lojë për shefin e kabinetit të kryeministrit të ardhshëm, Hristijan Mickoski.

Emri i Igor Janushevit është më lartë në listën e sekretarit të përgjithshëm të ardhshëm të Qeverisë. Pozitë që në të kaluarën nuk ishte aq famoze, duke pasur parasysh se dy ish anëtarët Muhamed Zeqiri dhe Dragi Rashkovski ishin në paraburgim, pastaj në burg për shkak të krimeve të kryera në këtë post.

Mësojmë gjithashtu se qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM do të ketë pesë zëvendëskryeministra.

Për momentin mbetet e paqartë se kush do të jetë shefi i shërbimit për media në Qeveri dhe zëdhënësi i ardhshëm.

Sipas burimeve tona, për zëdhënës në Qeveri përmendet emri i Naum Stoillkovskit, zëdhënës aktual i partisë.

Sipas rregullores së re të punës, nesër në mesnatë duhet të votohet Qeveria e re.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More