Qeveria me plani operativ, 40 milion euro për rikualifikim dhe biznes

nga Redaksia

Shkup, 31 maj – Në kuadër të planit operativ qeveria do të mbështes rikualifikimin, apo fillimin e biznesit për personat e pa punë. Për këtë qëllim janë ndarë 40 milion euro, me të cilat do të financohen programe të cilat do të kenë për qëllim zvogëlimin e shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe migrimi nga vendi.

Me këtë program do të përfshihen të rinjët deri në 29 vjet të cilët do të mund të fitojnë grande për punësime në kompani ku do të punësoheshin pas kualifikimit, por edhe për vetëpunësim.

“Trajnimet do të përpilohen sipas nevojave, përkatësisht do të plotësohen sipas nevojave të shoqërisë ose sipas njerëzve që do të paraqiten për trajnime të caktuara. Plani operativ aktualisht ka oferta, por nëse ka nevojë për trajnime shtesë do të mundësohen”, u shpreh ministrja e arsimit Vesna Janevska.

Me programet për rikualifikim do të përfshihen sidomos grupet e margjinalizuara, bëjnë të ditur nga ministria e politikës sociale.

“Pjesës e pa ndashme sëhtë që qendrat për punë sociale të jenë tejet active në pjesën e bartjes së informacioneve që kanë të bëjnë me target grupin që janë në kompetencën tone, siç janë shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale, perosnat me invaliditet, gratë rome apo viktimat e dhunës familjare”, theksoi zv/ministri i politikës sociale, Gjoko Vellkovski.

Një komision i Agjencisë për punësim do të vendosë se cilët persona do të mund të jenë shfrytëzues të këtyre programeve.

“Komisioni për selektim do të vendosë se cili person sipas biznes planit që është konkurrent dhe ka marr pika nga komisioni I ekspertëve se meriton të përkrahet ai plan biznesi dhe ti jepen ato 10 mijë euro”, u shpreh drejtori i agjencisë për punësim, Seljatin Beljuli.

Plani operativ i filluar këtë vit, sipas drejtuesve të institucioneve pritet të jep rezultate konkrete brenda 5 deri në 10 vite, fillimisht me ndaljen e migrimit e më pas edhe me fillimin e kthimit në vendlindje të atyre që kanë migruar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More