Qeveria miratoi Strategjinë e Re për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme

nga Xh M

Shkup, 17 qershor – Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë e miratoi Strategjinë për Forcimin e Kapaciteteve për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë për periudhën 2025-2028, së bashku me Planin e saj të Veprimit, njoftoi zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai.

Ky dokument, siç bën të ditur, e pasqyron angazhimin e palëkundur të Qeverisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke fuqizuar institucionet përgjegjëse përmes një qasjeje të strukturuar dhe sistematike, që synon rritjen e efikasitetit në konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor i Qeverisë. Për këtë arsye, sigurimi i kushteve dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është në qendër të përpjekjeve tona. Për këtë arsye, ne po forcojmë mekanizmat e monitorimit dhe mbikëqyrjes, duke themeluar Këshillin Kombëtar për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë, i cili do të sigurojë zbatimin e suksesshëm të objektivave të përcaktuara”, theksoi Fetai.

Njoftoi edhe se kabineti i tij do të luajë një rol qendror në koordinimin dhe mbështetjen e këtyre përpjekjeve, duke garantuar angazhim të vazhdueshëm për realizimin e kësaj strategjie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More