Qeveria ndaloi bixhozin online, Mexhiti: Premtimi para zgjedhjeve, sot po bëhet realitet

nga D V

Shkup, 24 shtator – Në seancën e sotme të Qeverisë është sjellur vendimi për realizimin e interpretimit nga Kuvendi për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencave jolegale për online kazino që janë dhënë nga Qeveria e BDI-së, e me këtë edhe ndalimin e online bixhozit në shtet.

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti e ka theksuar peshën e jashtëzakonshme të këtij vendimi.

“I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe kompanive të tjera.

E ndaluam mundësinë që fëmijët tanë të luajnë bixhoz në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre nga shtëpia dhe nga shkolla.

Premtimi para zgjedhjeve, sot po bëhet realitet.

Mbetemi njerëz të fjalës.

Nuk do të lejojmë që pasurimi personal i individëve të Qeverisë së kaluar të jetë shkak i mijëra familjeve të varfëruara të bashkëqytetarëve tanë.
Prioriteti ynë kryesor është ti mbrojmë qytetarët. Sidomos të rinjtë.

T’i mbrojmë ata nga borxhet, falimentimi, varësia nga bixhozi, rrjedhimisht t’i mbrojmë nga vështirësitë dhe çrregullimet sociale dhe familjare, t’i mbrojmë nga konflikti me ligjin dhe aktivitetet e paligjshme që janë gjithmonë pasojë e bixhozit”, ka shkruar në facebook profilin e tij, Mexhiti.

Ai thekson se Qeveria e kaluar me vetëdije e ka shfrytëzuar mungesën e një procedure të qartë për të krijuar kompani të reja e të reja të bixhozit online dhe internet.

Nga kjo situatë konfuze, sipas Mexhiti, interes kanë pasur individë nga kreu i BDI-së dhe të Qeverisë së kaluar, e dëmi ishte për mijëra bashkëqytetarë tanë.

“Premtuam se do të luftojmë kundër kësaj të keqeje, sot dëshmojmë në vepër.

Nuk do të ndalemi derisa të krijojmë kushte për një jetë të denjë”, deklaroi Mexhiti për Zhurnal në një lidhje telefonike nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More