Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miraton dy vendime

nga D. V.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, në të cilën thuhet se vendimi i parë është marrë për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe vendimi i dytë është për autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës; Autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More