Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë gëzojnë besimin më të lartë nga qytetarët (anketë)

nga Redaksia

Shkup/Tiranë, 17 dhjetor – Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë momentalisht janë më të besueshmet nga qytetarët vendas, ndërsa ajo në Bosnjë dhe Hercegovinë (BeH) ka besimin më të ulët nga qytetarët e vendit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sipas një ankete të re të opinionit, shkruan dtt-net.com, transmeton Zhurnal.mk.

Anketa e publikuar javën e kaluar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) me seli në Sarajevë thotë se qeveria e Maqedonisë së Veriut gëzon besimin e 50% të qytetarëve vendas, me 37% që përgjigjen “mjaft shumê” dhe 13% “tejet shumë” në pyetjen “Sa besim keni në qeveri?”.

Qeveria e Shqipërisë renditet e dyta me 46% besim, përkatësisht 37% dhe 9%.
Qeveria e Kosovës vjen e treta me 38% besim, përkatësisht 28% dhe 10%.
Qeveria e Malit të Zi është e katërta me besim prej 37%, me përkatësisht 28% dhe 9%.
Qeveria e Serbisë vjen e pesta me përkatësisht 28%, 19% dhe 9%.
Qeveria e BeH ka një besim prej vetëm 12%, 11% duke u përgjigjur “mjaft shumë” dhe 1% ” tejet shumë”, përkatësish.//Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More