QMK: Dy zjarre në ambient të hapur, në Gostivar uji nuk është për pije, ndërsa në Tetovë ka furnizim të reduktuar të ujit

nga D V

Shkup, 7 tetor – Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy zjarre në ambient të hapur – në Shkup është djegur mbetje ndërtimore në rr. “Njegosheva” në Komunën e Karposhit dhe në fshatin Radushë, ku janë djegur mbeturina, kumtoi QMK.

NPK “Sharr” nga Tetova informon se për shkak të ndotjes së ujit në burimet e Leshnicës, sistemi i stacionit të filtrimit për momentin është tërësisht i mbyllur. Qyteti i Tetovës furnizohet me sasi të reduktuar të ujit, ndërsa ekipet e NPK “Sharr” janë në terren për zgjidhje të shpejtë të problemit. Reduktim të ujit në ujësjellësin e qytetit do të ketë nga ora 13:00 deri në 15:00 dhe në periudhën nga ora 01:00 deri në 04:00.

Nga NP “Komunalec” Gostivar, sërish është marrë njoftim në QMK se për shkak të kontaminimit të shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, analizat më të reja fiziko-kimike dhe mikrobiologjike konfirmojnë se uji nga rrjeti publik i ujësjellësit për momentin nuk është i sigurt për pije.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More