QMK: Gjithsej 10 zjarre në hapësirë të hapur deri në orën 18, tre nën kontroll, shtatë janë shuar

nga Redaksia

Shkup, 26 gusht – Gjithsej 10 zjarre në hapësirë të hapur janë regjistruar deri në orën 18 në territorin e vendit. Nuk ka zjarre aktive për momentin, tre janë nën kontroll, ndërsa të tjerat janë shuar, informuan sonte nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Nën kontroll janë zjarret në territorin e komunave Makedonski Brod, Gjevgjeli dhe Dollnen. Në “Jasen” digjet pyll i përzier. Në malin Kozuf ka zjarr nëntokësor. Një pyll i përzier është përfshirë nga flakët edhe në zonën e fshatrave Dollgaec dhe Strovija.

Zjarret e shuara kanë qenë në rajonin e komunave Bërvenicë, Vrapçisht, Gazi Babë, Dollnen, Kumanovë, Prilep dhe Strugë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More