QMK ka ndërhyrë pranë institucioneve kompetente për të ndihmuar një të palëvizur dhe të uritur në fshatin Vidovishtë

nga Xh M

Shkup, 8 dhjetor – Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se ka marrë raportim në numrin për raste urgjente 112 nga një banor i fshatit Vidovishtë të Koçanit se është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe nuk ka konsumuar ushqim dhe lëngje për tre ditë për shkak të palëvizshmërisë.

Pas kërkesës së tij “institucionet kompetente të interesohen për rastin e tij dhe të marrin masat e duhura”, QMK ka kontaktuar disa institucione për të “dalur urgjentisht në terren”, ku Shërbimi i Ndihmës Mjekësore Urgjente të Koçanit dhe SPB Shtip janë përgjigjur se nuk kanë kompetencë të ndërhyjnë.

Është kontaktuar edhe Kryqi i Kuq Shkup, si dhe kryetari i Kryqit të Kuq të Koçanit, i cili, siç thuhet nga QMK, ka njoftuar se gjatë ditës përmes vullnetarëve të tyre do t’u dërgohet ushqim dhe ujë të sëmurëve në fshatin Vidovishtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More