QMK: Nën kontrollë është zjarri në Drisella, 13 zjarre në hapësirë u shuan plotësisht

nga D. V.

Shkup, 12 shtator – Deri në orën 8 sot në territorin e vendit ka gjishsej 14 zjarre në hapësirën e hapur, prej të cilëve aktive nuk ka, nën kontrollë është një, ndërsa 13 janë shuar. Siç informojnë nga Qendra për menaxhim me krizat (QMK), nën kontrollë është zjarri në depononë Drislla në Komunën e Studeniçanit ku po digjen mbeturina. 

Janë shuar zjarret në Komunën e Strugës në fshatin Tatesh, Bogojcë dhe Masllodezhdë (pyll me pisha), si dhe në vendbanimin Elen Kamen (vegjetacion i ulët), nl Komunën e Likovës, fshatin Nikushtak dhe Komunën e Gazi Babës fshati Bulaçani (pyll i degraduar me drunj të ulët dhe me dushk), Komunë Nagoriçani i Vjetër fshati Çellopek (kasolle dhe vegjetacion i ulët) Komunën Krushevë fshati Norovë, Komunën Krushevë deponia e qytetit (mbeturina) Komunën Dellçevë deponia Dellçevë (mbeturina – vazhdon të tymosë), Komunën Novo Sellë fshati Konjskoe Vjetër (deponi), Komunikovë Zelenikovë fshati Strahojadicë (vegjetacion i ulët dhe mbeturina) Komunën Shtip afër Pazarit të Qytetit (vegjetacion i ulët) dhe në Komunën e Shuto Orizares, rruga “Haxhi Jovan Shishko” (mbeturina) 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More