QMK: Nuk ka zjarre aktive në ambient të hapur, janë shuar 11

nga D. V.

Shkup, 5 gusht – Në vend nuk ka zjarre aktive në ambient të hapur. Të gjitha, gjithsej 11 që janë regjistruar gjatë natës, janë shuar, informoi Qendra për menaxhimin me kriza (QMK).

Deri në orën 07:00, bilansi i shuarjeve të zjarreve është: Komuna e Dollnenit – fsh. Strovjë, pas vendit të quajtur Gajdarecë-Klepallë (pyll me vegjetacion të ulët), Komuna e Likovës – fsh. Sllupçan (vegjetacion i ulët), Komuna e Çashkës – fsh. Bogomilë (pyll i përzier), Komuna e Brodit – fsh. Greshnicë (pyll i degraduar me vegjetacion të ulët), Komuna e Dolnenit – fsh. Llagjan (vegjetacion i ulët), Komuna e Tetovës – rr. 146 (bar i thatë dhe mbeturina), Komuna e Vrapçishtit – fsh. Dobri Doll (arë e djegur), Komuna e Kërçovës – fsh. Cer (mbeturina dhe vegjetacion i ulët i djegur), Komuna e Kërçovës – fsh. Çellopecë (vegjetacion i ulët), Komuna e Dellçevës – fsh. Vratillafcë (vegjetacion i ulët), Komuna e Vinicës – mbi “Mebel Vi” (vegjetacion i ulët).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More