QMK: Zjarre aktive në “Jasen” dhe zonën e fshatrave Belovodicë dhe Cerovë

nga D. V.

Shkup, 21 gusht – Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit ka pasur gjithsej 18 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat tre janë aktive, informojnë sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Zjarret janë aktive në territorin e komunave Makedonski Brod, Prilep dhe Mavrovë e Rostushë. Në “Jasen” flakët kanë përfshirë një pyll të përzier.

Në zonën e fshatit Belovodicë, në vendin e quajtur “Livadhet”, flakët kanë përfshirë pyje ahu. Në territorin e fshatit Cerovë, po digjet sipërfaqe me kërcell të ulët dhe drunjë.

Nga zjarret e shuara, dy kanë qenë në territorin e komunave Gostivar, Petrovec dhe Tetovë, ndërsa të tjerat në rajonin e Gazi Babës, Dollnenit, Zhelinës, Krushevës, Negotinës, Radovishit, Strugës, Studeniçanit dhe Kishinovë – Obleshevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More