Qoku: Debati mbikqyrës për Koçanin i propozuar në Kuvend nga BDI është tallje me viktimat

nga Xh M

Shkup, 24 maj – Debati mbikqyrës për Koçanin i propozuar në Kuvend nga BDI-ja është tallje me viktimat dhe vuajtjet e njerëzve të prekur nga kjo tragjedi. Kështu vlerëson Bekim Qoku nga VLEN duke kujtuar se BDI nuk ka bërë dhe nuk ka dhënë asnjë llogari për rastin e spitalit modular në Tetovë, Besa Trans dhe Llaskarca.

“BDI-ja aktualisht po propozon një debat mbikqyrës rreth Koçanit. Kjo BDI, e njejta BDI që deri tani nuk ka bërë asgjë për këto rastet e spitalit modular, për Besa Trans-in, për Llaskaracë e për ­çdo gjë në të cilat nuk është hetuar, nuk është dënuar e burgosur asnjë njeri I përfshirë në këto. Madje, tani sëfundmi u dha një verdikt, një dënim I turpshëm për dy fajtorët kryesor të spitalit modular që u dënuan vetëm me nga nji vjet e gjysëm burg. Pra është një tallje me viktimat edhe me vuajtjet e këtyre njerëzve”, deklaroi Bekim Qoku, VLEN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More