Në Koçan mbahet “Marshi i engjëjve”, i shtati me radhë

nga Xh M

Koçan, 24 maj – Në Koçan mbahet “Marshi i engjëjve”, i shtati me radhë. Familjet e të pësuarve nga zjarri dolën sërish në rrugë, duke kërkuar drejtësi për më të dashurit. Protesta filloi nga Parku i Revolucionit deri në Qendrën Tregtare, pas çka ata do të drejtohen në ndërtesën e komunës, e prej aty drejt Stacionit policor dhe Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në Koçan. Ata kërkojnë drejtësi joselektive, ndërsa mbështetje marshimit i dha nisma “Kush e ka radhën?”. Në hetimin për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan që ndodhi më 16 mars të këtij viti, deri më janë të dyshuar 68 individë dhe tre persona juridikë. Nga zjarri e humbën jetën 62 persona, ndërsa rreth 200 u plagosën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More