Qoku: Vetëvendosje do të hap parti në Maqedoni

nga Xh M

Shkup, 6 shkurt – Deputeti i Vetëvendosjes në Maqedoni të Veriut, Bekim Qoku në emisionin OnTime në TV-Koha tha se Vetëvendosje do të hap subjekt politik edhe në Maqedoni të Veriut atëherë kur do e sheh se është strukturar në të gjithë shtetin.

Qoku tha se si Vetëvendosje nuk kanë marrë asnjë pozitë në ekzekutiv dhe as që mendojnë të garojnë në ndonjë komunë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen kah fundi i 2025.

Kur u pyet se a do mund shqiptarët të kushtëzojnë VMRO-DPMNE-në për ndryshimet kushtetuese, ai tha se për këtë duhet një unitet i gjërë i të gjitha partive dhe kjo gjë duhet bërë nëse pala maqedone nuk reflekton ndaj kërkesave tona.

Qoku gjithashtu tha se është rëndë të bashkëjetosh me një popull që nuk dëshiron të integrohet në Bashkimin Evropian, aq rëndë sa që me fjalë të tij e përshkruajti “Na ka dënuar Zoti të jetojmë më ta.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More