Qyra shpalos projektet për rrugë, parkingje, zhvillim turistik dhe kulturor

nga Redaksia

Shkup, 11 tetor – Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, vazhdoi takimet me qytetarë duke shpalosu projektet e tij për komunën, për të cilat edhe kërkon besimin e votuesve. Krahas projekteve infrastrukturore, si rrugë të reja, parkim nëntokësor në qytet dhe projekte për turizmin, tha se do të angazhohet edhe për pjesën e kulturës, duke sjellë festival të ri “Vera e Strugës”. Qyra, i cili ka marrë mbështetje të koalicionit VLEN, para qytetarëve u shpreh se ka marrëveshje me popullin për kandidaturën e tij, andaj u bëri ftesë të gjitha partive që ta përkrahin.

“Kemi projekte të rëndësishme. Një rrugë Moroishtë-Stugë, ndërrimin e tubave të asbestit, mandej kemi parkingjet nëntokësore në qendër të qytetit dhe në plazhin e qytetit. Kemi një port që do të bëjë lidhjen me Pogradecin dhe një fshat turistik, mundësisht edhe 2, që do të jenë projekte pak më afatgjate”, tha Mendi Qyra.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More