Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare në Shkup

nga D V

Shkup, 31 janar – Një numër i madh qytetarësh në rrjetet sociale bëjnë thirrje për organizimin e një proteste sot në orën 13:00 në vendin ku u përplas për vdekje studentja 22-vjeçare Frosina Kulakova.

Thirrjet për protestë po ndahen me një mesazh për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për përgjegjësinë në trafik, si dhe për përgjegjësinë ndaj autorit. Ata kërkojnë që autoritetet të hapin sytë.

Në të njëjtën kohë, ata janë të zemëruar me gjyqtarin që i hoqi paraburgimin shoferit 20-vjeçar Vasil Jovanov, kur e dënoi për posedim droge.

Dy partitë më të mëdha maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM gjithashtu kanë kërkuar dënim maksimal për autorin i cili shkaktoi këtë aksident tragjik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More