Qytetarët të mos e pinë ujin menjëherë pas lëshimit të tij në rrjetin e ujësjellësit

nga Xh M

Shkup, 21 dhjetor – Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik bëri rekomandime për përgatitjet e qytetarëve, institucioneve shëndetësore dhe objekteve gastronomike pasi të nis furnizimi më ujë.

Sipas Institutit rreziqet ndaj shëndetit mund të paraqiten jo vetëm gjatë mungesës së ujit, por edhe pas lëshimit në përdorim të ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit, përkatësisht pas riparimit të defektit.

Si masë kujdesi, Instituti i Shëndetit Publik apelon që qytetarët të mos e konsumojnë ujin menjëherë pas lëshimit në rrjetin e ujësjellësit deri në 1 orë.

Mund të pritet që uji të ndryshojë ngjyrën dhe është e domosdoshme që të lihet rrjedhja e ujit nga çezmat për disa minuta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More