Radev: Duam që Maqedonia të anëtarësohet në BE, por jo në kurriz të të drejtave të bullgarëve

nga D. V.

Shkup, 5 dhjetor – Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev thotë se mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por jo në kurriz të të drejtave të bullgarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta përshpejtojë ndjeshëm rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe shpresoj që fqinji ynë jugperëndimor do ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të hapë dyert për negociata për anëtarësim të plotë”, tha Presidenti bullgar Rumen Radev në një takim me përfaqësuesit e organizatave të komunitetit bullgar në Maqedoni nga Manastiri, Ohri, Shkupi, Prilepi, Kavadari dhe Koçani, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut të shtetit bullgar.

Radev tha se ;shtë detyrë e çdo shteti demokratik të mbrojë në mënyrë efektive të drejtat e të gjithë qytetarëve të tij dhe të garantojë të drejtën e tyre për vetëvendosje.

“Ne të gjithë shpresojmë që integrimi i Maqedonisë të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo nuk mund të bëhet në kurriz të të drejtave të komunitetit bullgar në vend”, theksoi presidenti bullgar.

Në këtë drejtim, Radev shprehu shpresën se autoritetet e RMV-së do ta zbatojnë kompromisin evropian të vitit 2022 sa më shpejt të jetë e mundur dhe do t’i përfshijnë bullgarët në kushtetutën e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More