Rama, Begaj dhe Spiropali homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për 29 Nëntorin

nga D V

Kryeministri Edi Rama këtë të premte bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Në ceremoninë përkujtimore për 29 Nëntorin morën pjesë edhe presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velia dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Kryeministri, së bashku me drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar vendosën buqeta me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë udhëhoqi një kryengritje të armatosur kundër pushtimit nazi-fashist.

Pas çlirimit të Tiranës më 17 nëntor dhe pjesës më të madhe të veriut të vendit, çlirimi përfundimtar u arrit më 29 nëntor 1944 me largimin e forcave pushtuese nga Shkodra dhe qarku i saj. Kjo datë shënon Ditën e Çlirimit të Shqipërisë. /euronews.al/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More