Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ka deklaruar ditën e sotme prirjet e tij seksuale.
Gonzato tha se ka qenë më parë i martuar me një grua, nga martesa me të cilën ka dhe dy fëmijë.
Gjithashtu Gonzato rrëfeu se aktualisht është i martuar me një burrë.
Është zbuluar dhe foto e burrit me të cilin është martuar ambasadori i BE, Silvio Gonzato.
“Është e vështirë sot të ekspozohesh në këtë formë dhe bëhesh i cenueshëm, por më pëlqen të jem i sinqertë. Nuk kam diçka për të fshehur. Të shprehesh se kush je në të vërtetë nuk është e lehtë por e rëndësishme të jesh i ndershëm. Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju dhe ndjenjat që kam janë të njëjta me ju. Po ne jemi ndryshe, jemi me këtë diversitet dhe jemi edhe të njëjtë. Me pëlqen edhe ideja e ekspozitës. Ne kemi një thelb njerëzor në vetvete.
Ju ndoshta e dini që unë kam qenë i martuar me një femër, kam dy fëmijë dhe më pas u martova me një burrë dhe mund të them që problemet në marrëdhënie janë njësoj, janë tërësisht njësoj. Kjo është foto jonë nga momenti që jemi martuar në Bruksel ishte një dasmë e bukur sepse u shpreh dashuria nga të gjithë miqtë tanë, rreth 200 vetë që erdhën dhe ishte një moment shumë prekës, shumë i bukur t’ju them të drejtën”, u shpreh ambasadori Gonzato.