Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme konferencën e fundvitit me gazetarët. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u ndal tek procesi i integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian, ndërsa vlerësoi punën e administratës shtetërore.
Rama tha se çelja e negociatave ishte fakti më domethenës i vitit 2024.
“Po e nis me faktin sipas meje më domethënës të vitit që po lëmë pas çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian dhe praktikisht të dy grup-kapitujve shumë të rëndësishëm duke nisur nga themeloret që janë gurpi i grupeve dhe pastaj edhe marrëdhëniet me jashtë. Por është me rëndësi të theksoj këtu diçka që e keni dëgjuar edhe me parë që ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës intensiteti dhe cilësia do të ishte i pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë e qindra e qindra punonjës të administratës sonë publike, negociatorë, drejtues grupesh, anëtarë grupesh nuk do të kishin bërë më parë punë e shkëlqyer me procesin screening , ose e thënë ndryshe me diaganozën e gjithë sistemit të Republikës së Shqipërisë në të gjitha fushat”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se ecuria e procesit screening ka pasur një vlerësim befasues nga Komisioni Europian të qeverisë, që ishin tipikisht përfaqësues të vendeve më skeptike të BE-së për performancën e skuadrës shqiptare.
Sipas Ramës këto vlerësime janë një shtysë, një motivim janë një fakt shumë domethënës për çfarë është bërë në gjithë këto vite dhe cila është vërtetë administrata e Republikës së Shqipërisë.
“Një administratë që as nuk përfaqësohet, as nuk interpretohet dhe as nuk shpjegohet me rastet e atyre punonjësve të administratës që nuk e nderojnë administratën tonë, që nuk e nderojnë shtetin tonë, që nuk nderojnë flamurin tonë dhe bëhen më të drejtë objekt qoftë i ekspozimeve të sjelljeve të veprimeve të tyre të padenja nga mediat, qoftë edhe i drejtësisë”, shtoi Rama.
Sipas tij, nëse shihen dy anët e kësaj medaljeje, ana e dukshme për shkak të këtyre ekspozimeve për publikun, është në fakt një pjesë shumë e vogël dhe jo domethënëse për të kuptuar funksionimin e administratës sonë publike dhe nivelin e drejtimit administrimit të punëve të administratës.