Rama gjunjëzohet sërish para Melonit

nga D. V.

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë është shoqëruar edhe nga momente gazmore këtë të premte.

Kryeministri Edi Rama i është ulur në gjunjë homologes së tij italiane Georgia Melonit.

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, tha kryeministrja italiane gjatë momentit epik.

“Nuk kam shkuar në Gjadër, por puna vazhdon, jemi në rrugën e duhur”, është shprehur Meloni për mediat.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare./tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More