Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore, do të funksionojnë deri më 30 shtator

nga D. V.

Në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, teksa shkruan se këto qendra janë të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar.

Ato do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7, deri në 30 shtator.

“Mirëmëngjes, me njoftimin se, në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin – të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7 – ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More